Telegrafi

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca për presidentin

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të caktohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Mbledhja është duke u kryesuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe u.d i presidentit, Glauk Konjufca.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Në mbledhje po marrinë pjesë edhe shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, por jo edhe ata të Listës Serbe.

Për postin e presidentit kandidojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Që të dy këta kandidatë ishin pjesë e Listës së Vjosa Osmanit, që në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në kuadër të Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë  mësohet se seanca për presidentin do të mbahet në ora 18:00.

Kujtojmë se në seancën e jashtëzakonshme të thirrur mbrëmë ka dështuar të kalojë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet./Telegrafi/