Telegrafi

Fillon mbledhja e Kryesisë, edhe opozita e pranishme

Me gjysmë ore vonesë ka filluar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ndërsa në të po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndryshe, edhe partitë opozitare po marrin pjesë në këtë mbledhje të Kryesisë.

Kryesia pritet të shqyrtojë edhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015 si dhe propozimin e GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare. /Telegrafi/

Foto: Arkiv