Pas përfundimit të Komitetit për Menaxhimin e COVID-19, para disa minutash nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet situata me pandeminë, e cila po mbizotëron në vend si dhe mundësia për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Klan Kosova.
Në takim po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi si dhe krerët e institucioneve të sigurisë.
Në ora 16:00, Hoti ka paralajmëruar të mbajë konferencë për media. /Telegrafi/