Telegrafi

Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së: Thaçi s’është prezent, vendosmëri për koalicionin me LDK-në (Dokument)

Këshilli Drejtues i PDK-së për pak minuta pritet të fillojë mbledhjen në të cilën do të caktohet data e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

Në këtë mbledhje pritet të miratohet edhe një deklaratë e cila ka 13 pika, raporton zeri.info.

Pika 5 thotë se PDK shprehet e vendosur për ruajtjen e koalicionit me LDK-në dhe shpreh gatishmërinë për ndërtimin e partneritetit dhe bashkëpunimit afatgjatë me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit.

Po ashtu në këtë deklaratë PDK u bënë thirrje partive opozitare që shmangin dhunën ndaj institucioneve me qëllim të urrejtjes së vlerave të një shteti demokratik.

Në këtë deklaratë mbështetet Kadri Veseli që të zgjidhet kryetar i PDK-së, ndërsa kryetari i deritanishëm, Hashim Thaçi nuk është prezent në këtë mbledhje. /zeri/