Telegrafi

Fillon mbledhja e Grupit parlamentar të LDK-së, Mustafa i njofton me hapat e krijimit të qeverisë

Ka filluar të mbahet mbledhje e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në selinë e LDK-së janë parë duke hyrë deputetët, por jo edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Mbledhja po mbahet në zyrat e partisë, ndërsa Grupit parlamentar do t’i drejtohet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkret dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.

Kujtojmë se javën e kaluar në mbledhjen e Kryesisë, LDK vendosi që të emëroj si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.

Ky vendim i kryesisë u përkrah edhe nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. /Telegrafi/