Site icon Telegrafi

Fillon mbjellja e orizit në Maqedoni

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Këtë javë edhe zyrtarisht duhet të fillojë mbjellja e orizit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ujë të mjaftueshëm ka për 5.000 hektarë të kësaj kulture ose gati se për 200 hektarë më tepër se vitin e kaluar.

Për momentin janë duke u zënë ujërat e lumit të Orizares dhe lëshohen në fusha sipas një orari të caktuar.

Vitin e kaluar u korrën 24 mijë tonë orizore me prurje mesatare prej 5.600 deri më 5.800 kilogram për hektar.

Çmimi blerës ishte i ulët për shkak se subvencionet ishin rritur prej 11 në 21 denarë për hektar.

Sidoqoftë, rezervat që nuk u eksportuan, ndërsa nuk u shitën nga bujqit për shkak të çmimit të ulët, e rritën ofertën dhe shkaktuan çrregullim të tregut vendor. /Telegrafi/

Exit mobile version