Fillon mbjellja e duhanit për rekoltën e re. Tani për tani disa prodhues të rajonit të Prilepit dhe Pellagonisë filluan me mbjelljen, ndërsa në mënyrë më intensive do të mbillet gjatë majit.
Mende Stomnaroski, kryetari i Lidhjes së Shoqatave Bujqësore, thotë se sivjet me blerësit është dakorduar prodhim prej rreth 26.400 tonë, që është më shumë se vitin e kaluar dhe presin një vit të mirë.
Kultivuesi e duhanit edhe sivjet kërkojnë rritje të çmimit të duhanit pasi më të mëdha janë shpenzimit e prodhimit.
“Presim vit të mirë prodhues, edhe pse shumë varemi nga kushtet e motit, presim që çmimet të rriten, të arrijmë në çmime realisht të shpagueshme për të ruajtur prodhimtarinë e duhanit. Vetëm nëse shpaguhet dhe kjo mund t’i tërheqë gjeneratat më të reja ta mbjellin duhanin që t’u ngelet vetëm më të rriturit të merren me prodhimin e duhanit”, vlerëson Stomnaroski.
Këtyre ditëve prodhuesve të duhanit u paguhen subvencione për rekoltën e vitit të kaluar. Rreth 16.000 prodhuesve të duhanit për rekoltën e vitit të kaluar u janë transferuar 26 milionë euro si subvencione.