Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe historike në ndeshje kualifikuese zyrtare prej se u pranua në FIBA.
Djelmoshat e Kosovës kanë mposhtur favoritin e ndeshjes dhe të Grupit C, Maqedoninë, sonte në Prishtinë me rezultat, 72-68.
Djemtë e përfaqësueses së Kosovës si kurrë më parë treguan një lojë të bukur dhe me këtë rast kënaqën shikuesit e pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Basketbollistët tanë me një lojë agresive në mbrojtje dhe efikasitet në sulm, çerekun e parë e kanë përfunduar në epërsi prej 12 pikëve, përkatësisht 23:11.
Edhe në dhjetë minutshin e dytë ‘Dardanët’ treguan lojë të mirë ku edhe arritën edhe epërsinë më të lartë prej 20 pikëve, 40:20.
Në pjesën e dytë maqedonasit treguan lojë më të mirë në pjesën e dytë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur epërsinë tonë.
Çereku i tretë i takoi mysafirëve të cilët triumfuan në saje të rezultat 23:15, gjegjësisht rezultati në semafor tregonte 55:43.
Pjesa përfundimtare e dhjetë minutshit të fundit ishte dramatik pasi që maqedonasit zvogëluan epërsinë në dy pikë, por “Dardanët” nuk u dorëzuan dhe triumfuan me rezultat 72:68.
Dardan Berisha ishte ai që mori barrën e skuadrës, duke qenë fantastik në këtë përballje me 28 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, përderisa Granit e Fisnik Rugova shënuan së bashku 23 pikë, dhe në fund të ndeshjes 22 vjeçari, Leonard Mekaj ruajti qetësinë duke shënuar dy pikët e fundit.
Më i miri në radhët e Maqedonisë ishte Jordan Theodore me 22 pikë dhe 6 asistime.
Me këtë fitore Kosova merr për momentin kryesimin e Grupit C me 2 pikë, derisa javën tjetër udhëton në Estoni, për përballjen e radhës parakualifikuese të
grupit. /Telegrafi/