Site icon Telegrafi

Fillon lufta mes elitës ruse, arrestohet punonjësi i ushtrisë private të Putinit – kritikoi ashpër ministrin e Mbrojtjes dhe zëdhënësin e Kremlinit

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja e një arrestimi në Moskë, që po bën bujë dhe ka nxitur dilema nëse ka filluar lufta mes elitës ruse.

Është arrestuar Alexey Slobodenyuk, ndryshe drejtues i grupit mediatik Patriot, që udhëheq rrjetin e kanaleve në Telegram dhe që është i njohur për sulmet ndaj ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.

Patriot është në pronësi të Yevgeny Prigozhin, themeluesit të ushtrisë private famëkeqe Wagner, të presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

E njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se ka filluar lufta mes elitës ruse, e cila duket se ka shumë mospajtime rreth çështjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Ndërkaq ata persona që kanë kritikuar haptazi Putinin dhe rrethin e ngushtë të njerëzve të tij, po arrestohen apo po zhduken në rrethana misterioze. /Telegrafi/

 

Exit mobile version