Site icon Telegrafi

Fillon ‘lufta’ brenda Real Madridit, BBC 12-13 AML

Nuk është tashmë sekret që Real Madridi ka njërin prej sulmeve më të forta në botë.

Treshja startuese e sulmit e njohur botërisht si BBC, e përbërë nga Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, këtë vit nuk po mund të gjejnë formën fizike dhe falë mungesave i është lëshuar teren të rinjve.

Real Madridi fitoi dje 7-1 kundër skuadrës modeste të Leonesas.

Në fushë ishin treshja e re Asensio, Morata dhe Lucas që është emëruar me emrin AML.

13 gola të tre së bashku

Sulmi statues i Zidanes apo BBC, ka shënuar 12 gola ( nga katër gola secili lojtar) në këtë fillim kampionati.

Të rinjtë e Real Madridit kanë shënuar 13 herë. Asensio dhe Morata që e udhëheqin edhe listën e realizatorëve te Real Madridi me nga gjashtë gola dhe një është shënuar nga Vasquez.

https://www.youtube.com/watch?v=bVSpb6w4Lz8

Alvaro Morata ka luajtur më shumë këtë vit pasi kthimit nga Juventusi, ndërsa Asensio është vetëm 20 vjeç dhe me golat e tij ka fituar respektin, ndërsa në kupë shënuan nga dy herë.

I fundit është Vasquez që ka shënuar një herë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Legias. /Telegrafi/

Exit mobile version