Site icon Telegrafi

Fillon kursi për oficerë të rinj në ARM

Në Akademinë Ushtarake në Shkup do të fillojë sot kursi për nënoficerë dhe ushtarë profesional që kanë kryer arsimin e lartë dhe të cilët do të bëhen oficerë të ARM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur AIM-ja, në orën e parë akademike do të flet edhe ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Përndryshe, me nxjerrjen e oficerëve nga grupi i nënoficerëve dhe ushtarëve profesionist që kanë kryer arsimin e lartë, ministria thotë se tregon përkushtimin e madh për ARM-në, veprim që bëhet më shumë se tetë vite.

Këta kandidatë do të kryejnë kursin tremujorë dhe do të bëhen oficerë në drejtimin e duhur të tyre, si në atë juridik, komesar, teknik, pastaj drejtimin financiar, muzikor dhe të komunikacionit./Telegrafi/

Exit mobile version