Site icon Telegrafi

Fillon Konventa PDK-së, Kuçi thotë se PDK do të dalë edhe më e fuqishme

Ka filluar punimet Konventa e Shtatë e jashtëzakonshme zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar me fjalimin e Hajredin Kuçi, i cili është shprehur i bindur se nga kjo Konventë, PDK do të dal më e fuqishme.

Kuçi shtoi se edhe pse kjo konventë është quajtur e jashtëzakonshme, është proces normal dhe i pritur nga të gjithë në sallë.

Ai tha se PDKpër gjithë këto vite ka qenë në krye të proceseve që ka kaluar Kosova.

“Jam i bindur se nga kjo Konventë, PDK do të dal më e fuqishme dhe se sot do të përcaktojnë orientimin e partisë tonë”, tha ai.

Kuçi ka falënderuar Hashim Thaçin për udhëheqjen e partisë prej themelimit. I është referuar disa herë si kryetar i tanishëm i PDK-së.

Sipas Kuçit, secila parti do ta kishte për nder të kalonte në një proces të tillë, kur lideri bëhet prijës i Shtetit.

Kandidati i vetëm deri tash për ta drejtuar PDK-në, është Kadri Veseli.

Exit mobile version