SHSHM (Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë) ka nënshkruajtur konkursin për literaturë më të suksesshme të arritura në vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SHSHM kumtojnë se do të ndahen shpërblime tradicionale ‘Aco Shopov’ për poezi, ‘Stale Popov’ për prozë, ‘Dimitar Mitrev’ për ese dhe kritikë, ‘Vanço Nikoleski’ për libra për fëmijë dhe shpërblime ‘Mostovi’ për librin më të mirë të shkruar të një nga gjuhët e nacionaliteteve.
Librat duhet të dorëzohen deri në fund të dhjetorit, kurse çmimet do të ndahen më 13 shkurt, vitin e ardhshëm.
Çmimet do t’i ndajnë komisionet e përbëra nga 15 shkrimtarë të shquar, kritikë, dhe anëtarë të SHSHM-së. /Telegrafi/