Site icon Telegrafi

Fillon konferenca për minerale dhe resurse Kosovë-Shqipëri

Konferenca ndërkombëtare me titull: “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, do të mbahet në Kosovë për dy ditët e ardhshme.

Qëllimi i konferencës është prezantimi aktual i industrisë minerare në vend, si: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri. Pastaj do të flitet po ashtu për legjislacionin, politikat minerare dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen.

“Investimet minerare sfida apo mundësi?! Në këtë pikë u krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera relevante. Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim për media.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi edhe të vizitojnë minierat e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version