Telegrafi

Fillon konferenca energjetike

Përfaqësues të të dyja vendeve thanë se zgjidhja e problemit të energjisë si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë do të jenë projektet e integruara.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula ka përmendur projektin e hidrocentralit të Zhurit dhe hidrocentraleve tjera të vogla si një alternativë që në të ardhmen do të plotësonin nevojat e të dyja vendeve.

Kooperimin në këtë fushë e ka përkrahur edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Por asnjëra palë nuk kanë dhënë informata konkrete se kur do të realizohen projektet që i sjellin përfitim të dyja vendeve. /Telegrafi/