Në organizim të Qytetit të Shkupit dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit do të fillojë me punë Kolonia e 11-të ndërkombëtare e artit në Shkup 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në koloninë figurative do të marrin pjesë dhjetë artistë akademikë, pjesëtarë të gjeneratave të ndryshme dhe përcaktimeve krijuese, të cilët jetojnë dhe krijojnë në mjedise të ndryshme nga Maqedonia, Franca, Serbia dhe Bullgaria.
Kolonia do të zgjasë deri më 1 shtator, ndërsa do të mbahet në Muzeun e Qytetit të Shkupit dhe në hotel ‘Sollun’. /Telegrafi/