Kandidati i qendrës së djathtë për presidencën franceze, Francois Fillon, ka kërkuar falje mbi pagesat e bëra për anëtarët e familjes për punën parlamentare.
Ai tha se edhe pse praktika ishte e ligjshme, francezët nuk e pranuan atë dhe se kishte bërë një “gabim”.
Gjatë fushatës Fillon është përballur me pretendimin të cilin ai e mohon, se gruaja e tij dhe dy fëmijët e tij janë paguar për punën që nuk e kanë bërë asnjëherë.
Disa anëtarë në partinë e tij kanë thënë se ai duhet të japë dorëheqje të menjëhershme.
Sondazhet e fundit kanë treguar ai mund të eliminohet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në prill, duke hapur mundësinë e një balotazhi në mes kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, transmeton KosovaPress.