Telegrafi

Fillon kapërderdhja e liqenit të Badofcit

​Para pak çastesh ka filluar kapërderdhja ose dalja e ujit nga shtrati i liqenit të Badofcit, e cila ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit.

Kjo është herë e tretë që ujë del jashtë mbrojtjes së këtij liqeni. Rasti i fundit ishte në vitin 2006, kurse për herë të parë ndodhi para 35 viteve.

Ndryshe, edhe në liqenin e Batllaves ka disa ditë që ka filluar dalja e ujit nga shtrati i liqenit. /Telegrafi/