Në Korçë ndodhi gjithçka. Kampionati shqiptar filloi me shumë tension në ndeshjen që Skënderbeu e fitoi ndaj Partizanit.
Ndeshja e parë pa polici doli dështim, pasi FSHF kishte vendosur së bashku me klubet që t’i largojë policët nga shkallët e stadiumeve.
Skënderbeu që triumfoi në kohën shtesë falë një goli të shënuar me penallti me Gjergji Muzakën.
Dejvi Bregu ishte lojtar i ndeshjes duke e fituar 11-metërshin.
Rreth minutës së 70-të pati gurë të hedhur në drejtim të tribunave dhe më pas tifozëve që zbritën në fushë për t’i qëruar hesapet.
Kishte të lënduar dhe u desh që ambulancat të merret me shumë raste.
Sa i takon ndeshjes, ajo ishte shumë e luftuar, me duele të shumta, ndërhyrje të gabuara e kartonë të verdhë.
Muzaka e Mala kishin mundësitë më të mira për të shënuar gola në aksion, por nuk ia dolën.
Ti pikë për Skënderbeun, që e nis kampionatin mbarë. /Telegrafi/