Site icon Telegrafi

Fillon kampi i boksierëve të Kosovës në Pogradec

“Të hënën boksierët e përfaqësueses së juniorëve, femrave, të rinjve dhe seniorëve të përzgjedhur nga selektorët e të gjitha grupmoshave gjithsejte 26 veta do të udhëtojnë në Pogradec (Shqipëri) ku do të zhvillojnë kampin 7 ditor në një ambient të përkryer për përgatitje”, thuhet në një njoftim të Federatës së boksit të Kosovës (FboxK).

“Në kamp do të marrin pjesë dhe boksierët që Kosovën do ta përfaqësojnë në turneun e madh në Stamboll të Turqise, i cili mbahet më 3 – 8 shtator, dhe pas kampit do të vazhdohet me përgatitje me 4 boksierët: Liridon Zeqiri, Burim Hasani, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj deri me 3 shtator që të jenë sa më të përgatitur për këtë turne që është i rëndësishëm për tubimin e pikëve për Olimpiadë, dhe ata të cilët tregojnë rezultate në këtë turne do të marrin pjesë në kampionatin botëror në muajin tetor nga 11-17 në Kazakistan”, thuhet tutje në informatë, njofton Sporti1.

Ekipi i përfaqësueses së Kosovës në kamp: Patriot Behrami, Donjeta Sadiku (të dy ‘Golaku’), Liridon Zeqiri, Violant Sylejmani , Fatlume Ahmeti (të tre ‘Drita’), Valdrin Elezaj, Pirro Quni, Ardit Delijaj (të tre ‘Besa’), Kastriot Rurdhani (Kosova), Valon Ahmeti, Fisnik Muharremi (të dy ‘Trepça 89’), Ernor Zefi, Argjend Shatri (të dy ‘Pejë’), Besart Kurhasku (Sport Center), Tiron Mamusha (Gjakova 137), Muhamet Sejdiu (Kastrioti), Burim Hasani, Alban Qiriqi (të dy ‘Fushë Kosova’), Arian Gashi, Gazmend Gashi, Malvin Gashi (të tre ‘Prishtina’), Armend Xhoxhaj (Prizren), trajnerët Xhevdet Peci, Mehmet Haxhani, Rexhep Jahiu. /Telegrafi/ 

Exit mobile version