Edhe këtë vit, kampanja “Barazo Faturën” nga Meridian Express po fillon në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e solidaritetit, bujarisë së veprimeve ndaj të tjerëve dhe dashurisë për të tjerët.
Kjo kampanjë është bërë traditë në Meridian Express ku për të 7-tin vit me radhë, bashkë me konsumatorët, kontribuojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve të Meridian Express.
Vitin e kaluar Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj kanë mbledhur 6,048 € për të mbështetur fëmijët e SOS Fshatit, e kësaj radhe synon që të arrijnë të mbledhin më shumë fonde edhe për shkak të situatës që gjendemi me pandeminë.
Si mund të kontriboni ju në ndihmë të fëmijëve të SOS Fshatit?
Pas çdo blerje që ju bëni në Meridian Express, keni mundësi të barazoni faturën, duke dhuruar shumën e mbetur për SOS Fshatin. Nëse fatura është 4.97 euro, atëherë duke paguar 5 euro, ju dhuroni tre centë për fëmijët e SOS Fshatit. Për të treguar transparencën e kampanjës, secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit në kuponin fiskal.
Të gjitha mjetet e mbledhura do të dedikohen për përkrahje në ushqim dhe arsim të fëmijëve në SOS Fshat.
Meridian Express, duke qenë gjithmonë i angazhuar në veprimtari të tilla, njëherit ka treguar se është ndër themeluesit e Përgjegjësisë Sociale Korporative. E gjithë ky kontribut i Korporatës
Meridian, u shpërblye me çmimin për Filantropi Korporative në Kosovë nga FIDES në vitin 2010 dhe 2018, pastaj çmimin për përgjegjësi sociale nga CSR Kosova në vitin 2013 dhe 2018 si dhe çmimi “Mik i Fëmijëve” nga KOMF në vitin 2019.