Site icon Telegrafi

Fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

Sot në Kosovë fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Në konferencë do të marrin pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli, Natalya Apostolova- Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ulrike Lunaçek- ish-zëvendës presidente e Parlamentit Evropian , ish-raportuese për Kosovën, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, e disa personalitete të tjera.

Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit.

KSDW është konferencë e nivelit të lartë e cila do të trajtojë sfidat kryesore të mjedisit në vend siç janë energjia, mbeturinat e ngurta, uji dhe ndryshimet klimatike.

Ngjarja do të organizohet gjatë Javës Evropiane të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2018, nga 30 maj – 5 qershor 2018 në Hotel Emerald. /Telegrafi/

Exit mobile version