Telegrafi

Fillon “Java e Promovimit të Shëndetit”, manifestimi qëndror u mbajt në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë

Janë paraparë të realizohen aktivitete në komunat : Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë. Hapja e Javës u bë sot në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me pjesëmarrje të ministrit të shëndetësisë, Ferid Agani, këshilltarës së ministrit të arsimit, Drita Kadriu, përfaqësuesve të komitetit ndërministror të programit “Shkollat promovuese të Shëndetit”, Ojq-ve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

Gjithashtu, sot filloj edhe realizimi i fazës e dytë dhe të tretë i projektit ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që deri në fund të vitit shkollor 2012-2013, do të përfshijë mbi 130 mijë nxënës, përkatësisht rreth 250 shkolla fillore dhe të mesme të rajonit të Prishtinës, si në : Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Lipjan.
KNSHPSH, po ashtu, ka miratuar kërkesën e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, për vazhdimin e projektit ”Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014, në të gjitha rajonet e tjera të Kosovës, si në rajonin e Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Ferizajit.

Faza e I-rë, e cila përfshin Institucionet parashkollore është mbështetur nga Klinikën Dentare “Dent-In”, ndërsa faza e dytë në Institucionet e arsimit fillorë dhe të mesëm të rajonit të Prishtinës, mbështetet edhe nga Kompania e Sigurimeve “ILLYRIA” si dhe nga Banka Raiffeisen në Kosovë;

Sponsor medial të projektit janë Radiotelevizioni 21 dhe Portali Informativ Telegrafi.com.