Telegrafi

Fillon implementimi i projektit për zhvillimin bujqësor-rural

Për qëllimet e këtij projekti, Ministria e Bujqësisë ka përgatitur draft-dokumentin “Vlerësimi mjedisor– Korniza për menaxhimin mjedisor”, i cili trajton problemet e ndryshme agro-mjedisore.

“Me qëllim të kontributit në funksion të implementimit të këtij projekti, Ministria e Bujqësisë fton për bashkëpunim shoqëritë civile, fermerët, industritë përpunuese, furnitorët, shoqatat e specializuara për mbrojtjen e mjedisit, institutet kërkimore shkencore dhe palët e tjera me interes për dhënien e komenteve”, është thënë në komunikatën për media të kësaj ministrie.

Draft-dokumenti është publikuar në ueb faqen e ministrisë dhe është i hapur për diskutim deri më 8 tetor të këtij viti. /Telegrafi/