Telegrafi

Fillon greva 24 orëshe e punëtorëve të shëndetësisë

Federata sindikale e shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka konfirmuar se, greva ka filluar në të gjitha institucionet publike shëndetësore në Kosovë dhe do të zgjasë 24 orë, gjatë të cilave do të trajtohen vetëm rastet urgjente.

Sindikata kërkon rritjen e pagave për 50 për qind, kërkon që Kuvendi të miratojë ligjin për punën dhe sigurimin shëndetësor si dhe beneficione tjera gjatë orarit të punës.

Kryesia e kësaj sindikate nuk e ka pranuar ofertën e qeverisë për ngritjen e pagave për 44 euro. Ajo ka konstatuar se oferta është afatshkurtër, sepse vlen vetëm për tre muaj.