Telegrafi

Fillon Google I/O, çka pritet nga Google sot?

Motori më i madh i kërkimit në botë është në garë kundër rivalëve si Apple, Samsung dhe kompanive tjera për të zgjeruar biznesin e saj edhe në fushën e pajisjeve tjera që janë të lidhura me internet.

Në konferencën e saj, Google pritet të japë informacione të reja mbi planet e saj për integrimin Android në automobila, për ta bërë më të lehtë për shoferët dhe pasagjerët përdorimin e navigacionit dhe tipareve tjera argëtuese që do të jenë në dispozicion nga telefonat e tyre.

Kompania gjithashtu pritet të zbulojë shërbime dhe aplikacione të reja që gjurmojnë shëndetin e përdoruesit të pajisjes, ngjashëm sikurse kanë bërë rivalët e saj, Apple dhe Samsung.

Google I/O ka filluar sot në mëngjes, sipas orës lokale, dhe pritet të tërheqë më shumë se 6.000 zhvillues të ndryshëm nga e gjithë bota. /Telegrafi/