Sadat e Haki Qamili po akuzohen se më 14 korrik të vitit 1999, nën kërcënim të armës, ia grabitën lopën Haxhi Mustafës.
Në seancën e parë gjyqësore, i akuzuari Sadat Qamili para trupit gjykues deklaroi se nuk e ndjen veten fajtor dhe se është plotësisht i pafajshëm.
Lidhur me veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, para trupit gjykues : “Unë e pranoj se e kam poseduar armën, por jo që e kam përdorur”.
Ndërsa, babai i Sadatit, i akuzuari tjetër, Haki Qamili, i tha trupit gjykues se nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes për të cilën akuzohet.
Burhan Qosja, avokati i të dëmtuarit Haxhi Mustafa, para trupit gjykues tha se konsideron se aktakuza në fjalë është e bazuar në ligj.
Në kundërshtim të kësaj deklarate reagoi avokati i Sadatit, Veton Rreci, i propozoi trupit gjykues që të shtyhet seanca për shkak se sapo ishte angazhuar në këtë çështje juridiko-penale.
Sipas aktakuzës, Sadat e Haki Qamili, në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarit Haxhi Mustafa, në fshatin Babush, Komuna e Lipjanit, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetit t`i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme. /Kallxo.com/