Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, sapo ka arritur në gjykatën e FIGC, ku do të mbahet seanca në lidhje me biletat për ultrasit e klubit.
Sipas Premium Sport, gjyqi do të fillojë pasditen e sotme me Agnelli që është i shoqëruar me avokatin dhe disa drejtues të klubit.
Kërkesat e prokurorisë janë mjaftë të larta, duke pasur parasysh se rasti është duke u dëgjuar në shkallë të parë.
Agnelli akuzohet se ka ndihmuar shitjen e biletave për ultrasit e Juves, shumë prej të cilëve kanë lidhje me krimin e organizuar dhe nuk kanë të dhëna të pastra kriminale.
Krerët e Juventusit shfaqen të qetë në lidhje me akuzat. /Telegrafi/