Site icon Telegrafi

Fillon gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot fillon gjykimi për lëndën e PSP-së “Talir” që ka të bëjë me financimin e partisë së OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-sekretari i qeverisë, Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti, Ilija Dimovski, Lleko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska, e cila vitin e kaluar e pranoj fajin dhe mori dënim me kusht.

Nga PSP pretendojnë se të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë fituar të paktën 4.6 milionë euro para të gatshme, dhe më pas kanë rregulluar që këto para të paguhen në xhirollogaritë e partisë përmes emrave të ndryshëm. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare dhe pastrim parash.

Rasti do të gjykohet nga këshilli gjyqësor i kryesuar nga Osman Shabani./Telegrafi/

Exit mobile version