Site icon Telegrafi

Fillon gjykimi i nëntë të akuzuarve për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë (Foto/Video)

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 ka filluar gjyqi për nëntë persona të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria i ngarkon ata për pjesëmarrje në turmë. Nga ana tjetër, para gjyqit do të protestojnë të ashtuquajturit ”Tvrdokorni” për t’i përkrahur të akuzuarit.

Në Prokurorinë themelore publike janë ftuar edhe dy deputetë të OBRM-PDUKM-së. Nga ana tjetër kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov ka propozuar faljen e pjesëmarrësve në dhunë në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version