Site icon Telegrafi

Fillon fushatën elektorale duke bërë striptiz

Emri i vërtetë i Zaharas është Mariane Leishman, ndërsa vitin e kaluar është shpallur kampione në vallëzimin rreth shtyllës së striptizit në qiell të hapur. Në parlament dëshiron ta prezantojë Wellsin Jugor.

“Kohët e fundit kam vallëzuar rreth shtyllës nëpër rrugët e qyteteve australiane për t’i dëshmuar qytetarëve se çfarë di të bëjë’, tha striptizerja. Marianne ka pozuar për disa fotografë, ka qenë artiste e trapezit dhe zjarr-gëlltitëse. Kjo artiste e shumanshme në dy vjetët e fundit ka punuar për një firmë avokatësh në Sydney, shkruan The Sun.

Dëshiron të hyjë në Parlament në mënyrë që ajo dhe partia e saj t’ia sqaroj opinionit “nevojat seksuale në Australi në shekullin e 21-të’. Nëpërmjet politikës dëshiron të fus arsimim më të mirë seksuale nëpër shkolla dhe premton se do t’i legalizoj martesat e homoseksualëve. Zgjedhjet janë më 21 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version