Site icon Telegrafi

Fillon fushata ‘Vera pa zjarre’

Sektori për Parandalim në SPB Shkup sot në Vodno të Mesme , Zhicnica-Milenium, do të fillojë realizimin e fushatës “Vera pa zjarre”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor është që aktivitetet parandaluese të kenë qëllim të zvogëlimit numrin e zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia e qytetarëve, duke rritur ndërgjegjësimin në lidhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e zonave të gjelbra dhe pyjore, si dhe përmirësimin e sigurisë personale dhe të përgjithshme qytetare.

‘Praktika tregon se duke marrë masa proaktive parandaluese mbeten të nevojshme edhe më tej, sidomos në periudhën e verës si zjarre të rrezikshme në shkallë të lartë, informojnë nga SPB-Shkup.

Fushata, në bashkëpunim me Pyjet e Maqedonisë do të vazhdojë të realizohet edhe gjatë verës në fushën e SPB-Shkup. /Telegrafi/

Exit mobile version