Me moton “Rini pa çmenduri” fillon fushata për siguri më të madhe të të rinjve në qarkullim që do ta realizojnë Këshilli republikan për siguri në qarkullim të rrugëve në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë për të rinj dhe sport, Bashkia e Shkupit dhe Lidhjen auto-moto të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fushata do të zgjat gjashtë muaj dhe në realizimin e saj do të kyçen pjesëtarët e MPB-së, profesorët nga shkollat e mesme dhe manekenia Katerina Ivanovska, aktori Gorazd Cvetkovski, futbollisti Darko Glishiq, moderatorja Elena Stojanovska dhe vëllezërit Martin dhe Stefan nga “Nekst tajm”, njofton AIM.
Si pjesë e fushatës do të organizohet edhe aksioni “Shoferë të rinj të sigurt” në lkuadër të së cilës do të ketë garë shpërblyese në të cilën nxënësi e shkollave të mesme do t’i shfaqin dituritë e tyre sipas rregullave dhe dispozitave të trafikut dhe do të marri vauçer prej përqindëve zbritje dhe vauçerë falas për marrjen e patentës B. Në nivel botëror çdo vit rreth 1,3 milionë njerëz e humbin jetën në aksidente trafiku nga të cilat rreth 400 mijë janë persona të rinj. /Telegrafi/