Site icon Telegrafi

Fillon fushata për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Gjevgjeli

Sot në Gjevgjeli ka filluar fushatë informative për promovimin e projektit për mbrojtjen e mjedist jetësor dhe përmirësimin e mirëqenies, e cila në kuadër të IPA programit për bashkëpunim tejkufitar me Bullgarinë, zbatohet nga Shoqata qytetare ‘Qendër për ndryshime klimatike’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Qëllimi kryesor i projektit është të shpeshtohet bashkëpunimi tejkufitar i njerëzve dhe institucioneve për zgjidhje të përbashkët të problemeve ekologjike të lidhura me menaxhimin me mbetjet dhe ndalimin e ajrit të ndotur në rajonin tejkufitar me çka do të mundësohet mirëqenie në rajon, thonë nga Shoqata dhe sqarojnë se në fushatë janë kyçur edhe nxënës të shkollave fillore prej moshës 6 deri 15 vjeç, organizata qytetare, si dhe Ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilët punojnë në sferën e menaxhimit me mbetje, njofton AIM.

Në 12 shkolla fillore, në kuadër të fushatës, do të donohen kontejnerë me ngjyra të ndryshme në sete për ndarjen e mbledhjes së mbetjeve. Do të përpunohet dhe aplikacion mobil me të cilën do të mund të paraqiten edhe deponitë e egra. /Telegraf/

Exit mobile version