Site icon Telegrafi

Fillon fushata bujqësore për ndryshimet klimatike në Maqedoni

Qendra për demokraci ekologjike ”Florozon” nga Shkupi e ka filluar fushatën për përshtatjen e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit ”Aksioni lokal për përshtatje globale klimatike”, e financuar nga ambasada e Federatës gjermane në Shkup dhe parasheh organizimin e një vargu aktivitetesh informative dhe këshilluese.

Aktivitetet do të fillojnë në Manastir më 26 shtator në sheshin ”Manjolia”, për të vazhduar në Kriva Pallankë, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Shkup, Prilep, Kavadar dhe Tetovë.

Në shpërndarjen e materialeve do të përfshihen edhe OJQ-të lokale dhe shoqatat e bujqve./Telegrafi/

Exit mobile version