Real Madridi i ka barazuar shifrat në 1-1 përballë Atletico Madridit në derbin që po luhet në javën e 23-të në La Liga.
Pjesa e parë përfundoi me disavantazh për Los Blancos, por 45 minutat e dytë kanë startuar mirë.
Julian Alvarez shënoi nga penalltia në minutën e 35-të, ndërsa Kylian Mbappe tani i ka barazuar shifrat në 1-1.
Fillimisht, Jude Bellingham goditi, por anglezi nuk ia doli ta godiste mirë topin.
Nga topi i kthyer, Mbappe shënoi për 1-1 në minutën e 50-të. /Telegrafi/
KYLIAN MBAPPE MASSIVE GOAL! 🤯pic.twitter.com/28SLNPnEHL https://t.co/S75vpcprOI
— TC (@totalcristiano) February 8, 2025