Telegrafi

Fillon festivali “Rolling Film”

Sot fillon Festivali “Rolling Film”, ku këtë vit do të ketë edicionin e 5-të të tij dhe gjatë tri ditëve do të sjellë 25 filma.

Edicioni i pestë i festivalit sjellë së bashku 25 filma, dokumentarë, fiction dhe filma të metrazhit të shkurtë, që tregojnë histori unike të karaktereve. Producentët në filmat e tyre flasin për romët, por historitë e individëve janë universale.

Krijuesit e filmave ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe ekspertët do të jenë prezent për të diskutuar rolet e tyre në filma gjatë 3 ditëve të shfaqjeve të filmave.

Përveç programit të rregullt të filmit, do të prezantohet edhe një vizion i rinisë rome përmes fotografisë dhe pikturës.

Hapja e festivalihet bëhet sonte me fillim nga ora 19:30 në Kino ABC.

Ky festival organizohet nga Roma Versitas Kosova dhe Romawood. /kp/