Site icon Telegrafi

Fillon festivali i muzikës “Ngom Fest”

Festivali i muzikës “Ngom Fest” ka hapur mbrëmë siparin e edicionit të tetë në qytetin antik të Prizrenit.

Adrian Berisha apo i njohur ndryshe si “Gamblemania” ka thënë për RTV Dukagjinin, se i pëlqejnë festivale të tilla dhe asnjëherë nuk do të mungojë në festivale të tilla.

“Kam kaluar shumë mirë, bashkë me Xhurimin. I preferoj më shumë festivale të tilla se klubet”.

“Shfrytëzoj rastin që të lajmëroj se do të jem prezent edhe në festivalet tjera, si “Bunarfest”, “Anibar”, “DukuFest” etj.”, ka deklaruar Gamblemania.

Gamblemania ka thënë ndër të tjera se muzika e festivaleve dallon nga ajo që ai lëshon nëpër klube të ndryshme.

Ulpiana Emra, zëdhënëse për media e “Ngom Fest”, ka thënë se këtë edicion do të performojnë dy artistë të kalibrit ndërkombëtar.

Lexo po ashtu “Ngom Fest” nga 12 korriku vjen me shumë befasi

“Këtë vit, emër kryesor i festivalit do të jetë Nick Warren, është një DJ i muzikës ndërkombëtare dhe besoj se do të sjellë një frymë më ndryshe që nuk u pa në Kosovë deri më tani”, ka deklaruar Ulpiana Emra.

Festivali i muzikës “Ngom Fest”, do të vazhdojë deri më 15 korrik./Telegrafi/

Exit mobile version