Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë për të festuar zgjedhjen e Qeverisë së re në vend. Qytetarët që janë prezent para Kuvendit, kanë qenë pjesëmarrës edhe në “Revolucionin Laraman” para dy viteve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Tubimi i qytetarëve filloi pasi në Maqedoni u bë ndërrimi i pushtetit, ku qeveria e re u votua me shumicë prej 62 deputetësh, e kryesuar nga LSDM me 49 deputetë dhe e mbështetur nga BDI me 10 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët me 3 deputetë./Telegrafi/