Site icon Telegrafi

Fillon faza e tretë e realizimit të projektit të kogjenerimit

Zyrtarët e Termokos-it kanë njoftuar se ka filluar faza e tretë e realizimit të Projektit të kogjenerimit, në kuadër të së cilës do të bëhet riparimi i 50 nënstacioneve të ngrohjes.

“Prioritet në këtë fazë do t’i jepet ‘Kodrës së Diellit’, në të cilën lagje ka pasur ngrohje më të dobët. Fillimisht në nënstacionin e ngrohjes së kësaj lagjeje është duke u vendosur një këmbyes nxehtësie. Për këtë arsye për konsumatorët e ‘Kodrës së Diellit’, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse nga ora 11.00 deri në orët e para të mbrëmjes”, theksohet në njoftim.

Instalimi i këtij këmbyesi të nxehtësisë do të përmirësojë dukshëm cilësinë e energjisë ngrohëse për konsumatorët e kësaj lagjeje.

Rikthimi i ngrohjes për konsumatorët e “Kodrës së Diellit” do të realizohet në orët e para të mbrëmjes, kur do të përfundojë instalimi i këmbyesit të nxehtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version