Sot, më 6 qershor, fillon dezinsektimi hapësinor faza e tretë në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.
Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarësh, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, sipas kalendarit të mëposhtëm:
06 qershor: Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
07 qershor: – Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;
08 qershor: Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
09 qershor: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;
10 qershor: – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
11 qershr: Bërnica, Hajvali, Bërnica e poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku bëhet dezinsektimi për së paku një orë, si dhe duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/