Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit me sukses të fazës së parë që ka përfshirë rregullimin e fushës dhe drenazhimit, sot kemi filluar fazën e dytë të investimeve në stadiumin e qytetit “Ekrem Grajqevci” për renovimin dhe zgjerimin e tij në vlerë të përgjithshme të kontratës prej 2.9 milionë euro.
Ky investim përveç buxhetit të komunës është mbështetur edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“Kjo fazë përfshin rimodelimin dhe punimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme, për të plotësuar të gjitha kërkesat ndërkombëtare të futbollit. Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marr pjesë edhe Agim Ademi, Kryetar i Federatës së Futbollit dhe Besnik Osmani, nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës të cilët kanë nënvizuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se me përfundimin e kësaj faze qyteti i Fushë Kosovës do të ketë stadium modern që plotëson të gjitha kërkesat për lojë në nivel kombëtar e ndërkombëtar./Telegrafi/