Telegrafi

Fillon faturimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore

Sipas ministrit të Shëndetësisë Alush Gashi kjo nuk do të ndikojë asgjë në xhepat e kosovarëve, por do të dihet sa do të kushtojnë shërbimet, por edhe barnat të cilat jepen falas nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky hap nga ministri Gashi konsiderohet si parapërgatitje e institucioneve shëndetësore për të implementuar sigurimet shëndetësore në Kosovë. Kjo çmimoren e përkohshme do të ketë efekt për kontraktimin e shërbimeve shëndetësore për kompanitë e sigurimeve, apo të siguruarit tjerë që pranojnë shërbimet shëndetësore në institucionet publike shëndetësore të Kosovës.

Çmimet në çmimore janë unike në gjithë vendin, me fatura unike, në pajtim me koston e shërbimeve. /rtklive/