Telegrafi

Fillon ‘epoka Pirlo’ te Juventusi

Mëngjesin e të hënës ka filluar epoka e re e Juventusit me Andrea Pirlon në postin e kryetrajnerit të skuadrës.

Legjenda italiane ka arritur në fushën stërvitore në Continassa së bashku me asistentin e tij, Igor Tudor.

Në orën 8:00 të mëngjesit, trajneri i Zonjës së Vjetër kishte shkuar në qendrën mjekësore të lubit J Medical, me stafin e tij dhe kapitenin Giorgio Chiellini.

Andrea Pirlo (Foto: Twitter/JuventusFC)

Mattia Perin, Aaron Ramsey, Dejan Kulusevski dhe Cristian Romero, shkuan me vonesë në stërvitje, pasi iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore.

Dhe nga sot (e hënë, 24 gusht), fillon ‘epoka Pirlo’ te Juventusi, duke qenë se ish-mesfushori e ka nisur zyrtarisht punën në krye të skuadrës. /Telegrafi/