Sot (e diel), fillon edicioni i dytë i emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, dhe nis në orën 22:45.
Ky emision sportiv ishte shpërthyes qysh në sezonin e tij të parë, duke marrë vëmendjen e plotë të opinionit sportdashës dhe jo vetëm, me qindra të ftuar nga fusha të ndryshme sportive, ndërsa këtë vit pritet të jetë edhe më i “nxehtë”, me risi dhe kronika të shumta.
Pa asnjë dyshim që temë kryesore e Duelit të sotëm sportiv do të jetë fitorja madhështore e Kosovës ndaj Çekisë e arritur mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
I ftuar i nikoqirëve të emisionit, Dukagjin Rudarit dhe Erza Brahushit, është edhe Gramoz Vokrri, i biri i legjendës së ndjerë Fadil Vokrrit.
Krahas tij në panel do të jenë edhe dy trajnerët e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli dhe Ismet Munishi, ndërsa paneli kompletohet me komentatoren e parë shqiptare, Qeqa Krelanin.