Site icon Telegrafi

Fillon edhe pak ditë – Sunny Hill Festival bën thirrje për vullnetarë

Sunny Hill Festival

Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që nga nisja e festivalit, Sunny Hill.

Ngjarja më e madhe kulturore në vend ka mbledhur tashmë yjet më të njohur ndërkombëtar, por edhe ata vendor.

Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram është hapur prej disa ditësh edhe thirrja për vullnetarë.

Data e fundit për aplikim është 16 korrik, që do të thotë se është e hapur edhe sot (e martë).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sunny Hill Festival

“Bëhu vullnetar në Festivalin Sunny Hill 2024 – krijo momente të paharrueshme”, thuhet në njoftim.

Festivali këtë vit do të mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik në një lokacion të ri, Bernicë.

Së fundmi u konfirmua edhe pjesëmarrja e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës.

Veç kësaj, emra të tjerë të famshëm përfshijnë: DJ Snake, Burna Boy, Stormzy, Black Coffe, Regard etj. /Telegrafi/

Exit mobile version