Telegrafi

Fillon dialogu për pagat

Sindikalistët kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, të cilat kanë të bëjnë me nivelizimin dhe harmonizimin pagave me kategoritë tjera që financohen nga Buxheti i Kosovës, shujtën e ngrohtë, pagimin i përvojës së punës, pagesën e shpenzimeve të udhëtimit si dhe kërkesa që lidhen me zbatimin e normativës ligjore lidhur me kontratat e punës.

Në këtë takim, u vendos që të punohet bashkërisht në arritjen e një gjuhe të përbashkët mes asaj çfarë kërkohet nga sindikalistët dhe mundësive buxhetore të Qeverisë së Kosovës. Gjatë ditëve në vijim, përfaqësuesit sindikal do t’i takojë edhe ministri Arsim Bajrami, cili sot nuk mundi të ishte në takim për shkak të agjendës së ngarkuar. /telegrafi/