Site icon Telegrafi

Fillon dezinsektimi në Obiliq

Mbrëmë ka filluar faza e parë e dezinsektimit në tërë territorin e Komunës së Obiliqit. Faza e dytë do të fillojë në muajin gusht dhe faza e trete në shtator.

Sipas një njoftimi të Komunës së Obiliqit, preparat që përdoret është “Aqua Kontroll” preparat i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për përdorim në hapësirat publike, i pa dëmshëm për njerëz, kafshe dhe bimë.

Dezinsektimi ose spërkatja kundër mushkonjave është një metodë që merret me zhdukjen e bartësve si shkaktarë të sëmundjeve ngjitëse që nënkupton eliminimin e insekteve, mushkonjave me preparat të caktuar selektiv. /Telegrafi/

Exit mobile version