Telegrafi

Fillon cikli i tretë i Panairit të punësimit në Maqedoni

Nga sot fillon cikli i tretë i Panairit të punësimit që organizohet nga Agjencia për punësim. Në këtë cikël do të përfshihen gjashtë qytete, ndërsa fillon dhe mbaron me Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, pas Shkupit, panairi do të hapet në Shtip më 26 maj, pastaj Kavadar (30 maj), Manastir (6 qershor), Tetovë (8 qershor) dhe Strumicës (13 qershor).

Të rinjve u bëhet thirrje që t’i vizitojnë panairet dhe të shohin se çfarë vende pune kërkohen, që kur të regjistrohen nëpër shkolla, të kenë parasysh çfarë drejtimi arsimor të zgjedhin./Telegrafi/