Telegrafi

Fillon ceremonia e varrimit të Fidel Castros

Ka filluar varrimi i liderit kubanez Fidel Castro në qytetin e Santiagos. Hiri i tij do të pushojë nëntë ditë pas vdekjes së tij në moshën 90 vjeçare.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë dje në një tubim të udhëhequr nga vëllai i tij, presidenti kuban Raul Castro.

Gjatë këtij tubimi, ai njoftoi se Kuba do të ndalojë emërtimin e ndonjë monumenti apo rruge me emrin e Fidel Castros, me kërkesë të liderit të ndjerë.

“Udhëheqësi i revolucionit ka kundërshtuar me forcë çdo manifestim të kultit të personalitetit”, ka thënë Raul Castro.

Në një ceremoni familjare, hiri Fidel Kastro janë duke u varrosur ngjitur me ato të heroit kubanez të pavarësisë të shekullit të 19-të , Jose Marti, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Varrezat Santa Ifigenia ndodhen në Santiago, i njohur ky vend ndryshe si vendlindja e revolucionit kubanez.